Flash News

KRYESORE

Bilanc tragjik pas përplasjes së dy trenave, shkon në 36 numri i viktimave

Bilanc tragjik pas përplasjes së dy trenave, shkon në 36 numri i

Të paktën 36 persona kanë humbur jetën dhe 123 të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së dy trenave në veri të Egjiptit, pranë Aleksandrisë.

Mediat raportojnë se ky është një prej aksidenteve hekurudhorë më të rëndë të viteve të fundit në këtë vend.

Shumica e tyre janë dërguar menjëherë në spitalet e Aleksandrisë, qyteti më i madh në veri të Egjiptit.

Ky aksident ka ndodhur për shkak se njëri prej trenave kishte ndaluar për shkak të një defekti dhe treni tjetër e kishte përplasur atë, njoftoi televizioni shtetëror duke cituar përgjegjës të Ministrisë së Transporteve.

 

Të fundit