Flash News

KRYESORE

Bilanci i fitimeve/Top Channel vijon të kryesojë në treg, Tv Klan me rritje ‘të frikshme’

Bilanci i fitimeve/Top Channel vijon të kryesojë në treg, Tv Klan

Ndërsa Shqipëria ka një numër të madh televizionesh, në raport me popullsinë, pak operatorë renditen mes 200 kompanive të mëdhaja. Tregu i reklamave në Shqipëri mbetet ndër më të ulëtit në rajon (i matur sipas të ardhurave nga reklamat për banor). Në total, i gjithë tregu i publicitetit në Shqipëri është rreth 40 milionë euro, nga të cilat televizionet marrin pjesën e luanit, mbi 70%. Nga qarkullimi i deklaruar në bilanc nga televizionet kryesore në vend, vlerësohet se të ardhurat e televizioneve janë rreth 30 milionë euro, raporton Monitor.

Në listën e 200 VIP-ave, renditet Top Channel, i cili ka vijuar dhe për 2016-n të jetë televizioni më i madh në vend nga të ardhurat, me një qarkullim vjetor prej 1.6 miliardë lekësh, me rënie 3.3% me bazë vjetore.

Televizioni Klan, ndonëse nuk është ende ndër 200 më të mëdhenjtë, po i afrohet me shpejtësi, teksa të ardhurat e raportuara ishin gati 1.3 miliardë lekë, me një rritje prej 27% me bazë vjetore.

Televizionet e tjera kanë të ardhura të ulëta, që nuk i arrijnë 10 milionë eurot.

200 VIP-at e 2016-s; Ekonomia po “xhiron” bosh, nuk prodhohet dhe vetëm importohet

Të fundit