Flash News

KRYESORE

Bilanci i fundjavës, policia arreston 10 shoferë, vendosen 900 gjoba

Bilanci i fundjavës, policia arreston 10 shoferë, vendosen 900 gjoba

Policia njofton se gjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, ku nga alkool testet ka rezultuar se sasia e alkoolit të kosumuar varionte nga 0.56 mg/l deri në 1.29 mg/l.

Po kështu, janë tërhequr 89 Leje drejtimi, nga këto:

29 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, që varionte nga 0.22mg/l deri në 0.49 mg/l

47 Leje Drejtimi për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, si në autostradë ashtu edhe në qendrat e banuara brenda qytetit të Tiranës, shpejtësi që varionin në autostradë deri në 219 km/orë dhe në qendrat e banuara deri në 106 km/orë .

13 Leje Drejtimi për shkelje të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor.

Gjatë 48 orëve të fundit, policia ka vendosur 898 masa adminsitrative, nga këto:

  • 87 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit
  • 85 masa për parakalim të gabuar
  • 98 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit
  • 10 masa për mosrespektim të sinjalistikës së semaforit
  • 60 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe 11 pa kontroll teknik të mjetit
  • 568 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë bllokuar dhe 9 mjete për mosshlyerje të masave administrative mbi 5 masa a adminsitrative.

 

 

Të fundit