Flash News

KRYESORE

Bilanci i 24 orëve, policia: Sekuestruam 11.2 kg kanabis si dhe 40 doza

Bilanci i 24 orëve, policia: Sekuestruam 11.2 kg kanabis si dhe 40 doza

Policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka zhvilluar tre operacione antidrogë ku ka sekuestruar një sasi prej 11.2 kg kanabisi si dhe 40 doza ndërsa në pranga kanë përfunduar 5 persona.

Policia njofton se në Tiranë, në rrugën “Pandi Dardha”, u ndalua shtetasi M.B., 15 vjeç, pasi gjatë kontrollit në trup iu gjetën 32 doza kanabisi.

Ndërkohë pas kontrollit të një automjeti të tipit 'Skoda' në rrugën “Lord Bajron”, policia zbuloi 8 doza kanabisi si dhe arrestuan drejtuesin e automjetit E.K., 21 vjeç si dhe nisi procedim në gjendje të lirë edhe për E.B., 22 vjeç me akuzën e “Moskallëzimit të krimit” i cili ishte pasagjer në automjetin tip 'Skoda'.

Në fshatin Cakran në Fier, policia arrestoi 27-vjeçarin D.K pasi në banesën e tij, policia u zbulua një sasi prej 5 kilogramë kanabisi.

Droga ishte e ndarë në 5 pako të mbështjella me letër alumini në formë drejtkëndore dhe sipas hetimeve dyshohet se po përgatitej të trafikohej në shtetin fqinjë, Greqi.

Ndërkohë policia e Kukësit gjatë operacionit të koduar “ËEEKEND”, pas kontrollit të një automjeti tip 'Volksëagen' në vendin e quajtur “Kepi i Rinisë”, në fshatin Ujmisht, zbuluan një sasi prej 6.2 kilogramë kanabisi.

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit I.H., 38 vjeç dhe E.M., 35 vjeç. Nga hetimet rezultonte se 35-vjeçari E.M., ishte porositësi i lëndës narkotike e cila do të trafikohej në Kosovë, ndërsa I.H., kishte rolin e transportuesit.

Gjatë operacionit policia sekuestroi automjetin me të cilin transportohej lënda narkotike, 2 telefona celularë si dhe 150 euro. Agjentët e antidrogës po vijojnë punën për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë trafik.

 

Të fundit