Flash News

KRYESORE

Bilanci i Covid-19 në vendin tonë, sa humbje jete dhe të infektuar u shënua në 24 orë

Bilanci i Covid-19 në vendin tonë, sa humbje jete dhe të

Dy humbje jete dhe 150 të infektuar është bilanci i covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë.

“Në 24 orët e fundit janë kryer 809 testime dhe janë konfirmuar 150 të prekur me virusin SARSCOV2.

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon:

66 raste në Tiranë, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Fier, 6 raste në Shkodër, Durrës, Kavajë, Vlorë, 5 raste në Korçë, Kukës, Gjirokastër, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, Bulqizë, 2 raste në Lushnje, Mallakastër, Pogradec, Divjakë, Malësi e Madhe, Peqin, Kolonjë, 1 rast në Rrogozhinë, Berat, Librazhd, Sarandë, Gramsh.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 75 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Shkodra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6995 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë”, sqaron Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik.

COVID-19 – Statistika (21 Shtator 2020)

Testime totale                   80539

Raste pozitive                    12535

Raste të shëruara             6995

Raste Aktive                        5176

Humbje jete 364  (Qarku Tiranë 174, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 23, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2550

Durrës                   564

Shkodër                376

Lezhë                    300

Elbasan                 299

Korçë                    245

Fier                        236

Vlorë                     191

Kukës                    146

Berat                     117

Dibër                     76

Gjirokastër         76

Të fundit