Flash News

KRYESORE

“Bilbila dhe kopila u bën bashkë që Tahiri të futej në burg”, ish-ministri: Të gjitha dolën gënjeshtra

“Bilbila dhe kopila u bën bashkë që Tahiri të futej

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka publikuar një vendim që pretendon se i përket gjykatës italiane, ku rezulton se janë pushuar hetimet ndaj tij për përfshirje në grupin e trafikut të drogës.

“Ajo që ka rëndësi sot është vetëm një gjë, unë u akuzova dhe nuk bëra politikë, nuk u fsheha, por u përballa. Jam hetuar dy herë në Itali dhe rezultati është ky sot, që autoritetet italiane me vendime të formës së prerë kanë mbyllur hetimet sepse nuk kam lidhje me asgjë të paligjshme. Dhashë dorëheqjen nga mandati i deputetit, heshta dhe prita të hetohet gjithçka dhe sigurisht në këtë mënyrë më vlen më shumë e vërteta ime. Këtu në vendin tonë, kur ua do interesi të gjithë, politikanë dhe analistë, thuhet se nuk mund të mbahet përgjegjësi për kushërinjtë”, u shpreh Tahiri.

Ish-ministri lëshoi akuza edhe ndaj drejtuesve të opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, të cilët kanë kërkuar arrestimin e tij. Sipas Tahirit, akuzat se ka përfituar nga Habilajt sende të shtrenjta materiale, janë të gjitha gënjeshtra.

“Lulzim Basha dhe opozita bërtisnin dhe kërkonin arrestimin tim. Edhe Monika Kryemadhi kërkonte të njëjtën gjë. Bilbila dhe kopila u bën bashkë që Saimir Tahiri të futej në burg. I mbani mend pretendimet se unë kam përfituar një burzylyk dhe kostum, autoritetet italine nuk e kanë lënë pa konfirmuar dhe dalin në përfundimin se janë gënjeshtra. Kjo që po ndaj unë sot me ju, është më së pari lajmi i mirë për mua dhe familjen time, si dhe për ata njerëz që kanë besuar tek unë edhe pse nuk ishte e lehtë”, deklaroi ish-ministri.

Saimir Tahiri u përbetua në konferencë se është ndryshe nga politikanët e tjerë në Shqipëri dhe se për të ndikimi në drejtësi është më i keq se çdo dënim.

Tahiri e nis konferencën me dy ndjesa, publikon vendimin e gjykatës italiane: Jam i pafajshëm, boll më!

Të fundit