Flash News

KRYESORE

“Bild”/ Deputeti Pëllumbi mbron Gjiknurin: Ç’të keqe ka ‘tërmet, tërmet i q.... nanën'

“Bild”/ Deputeti Pëllumbi mbron Gjiknurin:

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi shprehet i habitur me kritikat ndaj ish-ministrit Damian Gjiknuri, pas daljes së përgjimeve. Duke u përpjekur të mbrojë Gjiknurin, ai thekson se përdorimi i termit ‘tërmet, tërmet i q.... nanën’ nuk nënkupton asgjë të jashtëzakonshme.

“Është një nga juristët më të mirë që kemi në këtë proces. Çfarë ka fjala ‘tërmet’? Ju përdorni ‘atomike’. Mund ta përdorin të gjithë atë gjë. Njeriu që habitet nga një gjë, mund ta përdorë. Po t’i interpretosh e i shkëpusësh ato përgjime, mund të arrish ku thoni ju. Çfarë ka të keqe të bësh karrierë, çdo njeri ka të drejtë. E para nuk harton reformën zgjedhore, është bashkëdrejtues i atij komisionit. Fjalor rrugaçëror nuk i thoni dot, por i papërshtatshëm, në kontekst privat. Kemi dëgjuar shumë më tepër në sallën e parlamentit”, tha Pëllumbi.

Sa i përket mundësisë për shtyrjen e zgjedhjeve, deputeti i PS tha se do krijonim një ‘kazuz’ të jashtëzakonshëm. “Nuk jemi dakord për një datë tjetër, çfarë do bëjmë do rrijë kjo qeveri lokale. Pastaj vjen një qeveri tjetër thotë s’dua këtë qeveri. Minoranca s’mund t’ imponohet maxhorancës. Do doja shumë që partitë politike në të ardhmen të mos ishin forca që organizojnë protesta. protestat t’i organizojë dikush tjetër”, sqaroi ai.

Pergjimi i Gjiknurit me Robert Agen, shefin e policise:

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/06/12.mp4"][/video]

Përgjimi katër:

Imer Lala: Hë mor zotëri.

Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Tërmet i q…nanën.

Imer Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy.

Damian Gjiknuri: Tërmet!

Imer Lala: Po më shkruante ai robi. I thashë a po fle gjumë. Tha jam habit me Selishtën dhe Luzninë (dy fshatra në Dibër). I thashë se paske njohur Damian Gjiknurin dhe mua nga afër.

Damian Gjiknuri: hahahha Tërmet, tërmet!

Imer Lala: Hajde, se mbaroi.

Damian Gjiknuri: I q…robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë vota plus.

Imer Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër.

Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty.

Të fundit