Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
“Bild”/ Ish-deputetët e PD urojnë Edi Ramën: Suksese në jetë
Ish-deputetët e Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Luçiano Boçi thonë se përgjimet që do të publikohen nga ‘Bild’ do të rrëzojnë qeverinë. Boçi shkon më tej, teksa i uroj “suksese në jetë”, kreut të qeverisë, pa dhënë më shumë detaje.
“Peter Tiede do publikoje neser ne te famshmen 'Bild' 16 pergjime te tjera bombe qe shpartallojne Edvin Kristaq Mafine dhe qeverine e tij mafioze!”, shkruan Sali Berisha.
“Kur Rama deklaroi pas zhdekretimit të datës së zgjedhjeve se ishte tre hapa para, unë nuk e besova. Por paska pasur të drejtë. Nësër ‘Bild’ i zbulon hapin e parë. Dy të tjerët më vonë. Suksese në jetë Rame”, shkruan Luçiano Boçi.
Gazetari Peter Tiede deklaroi se do të publikojë 16 përgjime që tregojnë se si eksponentë të lartë të PS kanë bashkëpunuar me grupe kriminale për shit-blerjen e votave në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës.