Flash News

KRYESORE

Bild me 16 përgjime të reja: Na ndiqni të hënën pasdite

Bild me 16 përgjime të reja: Na ndiqni të hënën pasdite

Gazeta gjermane, Bild do të publikojë të henën pasdite 16 përgjime të reja që tregojnë për lidhjet e eksponentëve të lartë të Partise Socialiste me grupe kriminale ne zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.

Në një komunikim me Politiko.al, gazetari Peter Tiede deklaroi shkurtimisht se përgjimet do “trondisin qeverinë në Tiranë”, pa dhënë më shumë detaje, pavarësisht insistimit tonë nesë në to përfshihet kryeministri Edi Rama.

Disa ditë më parë, Bild publikoi 6 regjistrime të kreut të grupit kriminal të Avdulajve, Astritit, me eksponentë të lartë të Partisë Socialiste, përfshirë edhe Vangjush Dakon duke bërë pazare për blerjen e votave.

Tabulatet telefonike vërtetuan akuzat e opozitës se zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 ishin jo të lira dhe të ndershme dhe se rezultati i tyre nuk ishte real.

Të fundit