Flash News

KRYESORE

“Bild” pasqyron tërmetin në Shqipëri, jo atë të Gjiknurit. Përmend edhe Edi Ramën

“Bild” pasqyron tërmetin në Shqipëri, jo atë

Tabloidi gjerman Bild, që njihet nga publiku shqiptarë për përgjimet e dosjeve “339” dhe “184”, ka pasqyruar tërmetin e së shtunës. Me titull: “Seria e tërmeteve trondit Shqipërinë”, gazeta shkruan se janë mbi 100 të lënduar nga lëkundjet e forta, shumica e tyre me plagë të lehta.

Duke iu referuar burimeve qeveritare, Bild nënvizon se mbi 280 shtëpi janë dëmtuar në mbarë vendin, ku 20 prej tyre janë pothuajse të papabueshme.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, shkruan më tej tabloidi, anuloi pjesëmarrjen e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. “Ai ndërpreu udhëtimin e tij në Frankfurt për t'u rikthyer në Shqipëri”.

“Mesdheu është një ndër rajonet më aktive për tërmete në Europë. Lëkundjet u ndjenë edhe në Malin e Zi dhe në Maqedoninë Veriore”, mbyllet artikulli i Bild.

Artikulli i plote i Bild: ketu.

Të fundit