Flash News

KRYESORE

Bill Gates në radhë për hamburger, ironizon gazetari: Këta pasanikët tanë, me jaht do hynin në restorant

Bill Gates në radhë për hamburger, ironizon gazetari: Këta

 Bill Gates, ndër personat më të pasur në botë, është fotografuar në radhë, teksa pret për të marrë një hamburger. I veshur thjeshtë, Gates me duar në xhepa pret me qetësi pas qytetarëve të tjerë.

Gazetari nga Kosova, Berat Buzhala, teksa ka publikuar foton në Facebook, ironizon "pasanikët" shqiptarë.  Ai shprehet se këta tanët, po të mundnin dhe me jaht do të futeshin në restorant.

"Bill Gates’in e kane fotografu duke prite ne radhe me ble nje hamburger. Me nje xhemper te thjeshte. Me nje pale patika normale. Me dy duar ne xhepa. Njeriu me i pasur ne bote. Ndoshta me i pasuri ne Sistem Diellor.

Keta pasaniket tone me mujte diqysh me jaht me hy ne restoran. Me mujte me e parku kerrin e madh te shanku.

Keta tonet nuk jane pasanike. Keta jane yeni zengin", shkruan Buzhala.

 

Të fundit