Flash News


KRYESORE

Bill Clinton letër në Kosovë: Gjithmonë, një vend special në zemrën time

Bill Clinton letër në Kosovë: Gjithmonë, një vend

Ish-presidenti i SHBA-ve, njëherësh një nga figurat më të dashura të popullit shqiptar, ka dërguar një letër në Kosovë. Ish-presidenti, ndonëse larg politikës aktive, nuk ka hezituar t’u përgjigjet letrave të shumta që mbërrijnë në adresë të tij.

E fundit ishte një letër e dërguar nga nxënësit e shkollës ‘Prishtina High School’. Këtë letër e kthen duke falenderuar nxënësit e shkollës dhe ndër të tjera shkruan se “Kosova do të ketë gjithmonë një vend special në zemrën e tij”.

Lajmin për letrën e Clinton e ka bërë publike vetë shkolla.  

“Sot, na erdhi përgjigjia e tij në formë të letrës nga Shtetet e Bashkuara për nxënësit dhe mësuesen Dr. Ëaters. Në këtë letër Presidenti Bill Clinton përmendi edhe 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe dëshirën për të vizituar shkollën tonë në vizitën e tij të radhës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Bill Clintoni gjatë kohës së mandatit të tij si president i SHBA ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-s për ndërhyrjen e NATO-s në Luftën e Kosovës në vitin 1999.

Të fundit