Flash News

KRYESORE

"Bindja Demokratike", Leonard Olli: Pse ishte i nevojshëm krijimi i partisë

"Bindja Demokratike", Leonard Olli: Pse ishte i nevojshëm krijimi

Leonard Olli, anëtari i bordit drejtues të Bindjes Demokratike, i ftuar në studion e lajmeve të Fax News tregoi se përse, sipas tij, ishte i nevojshëm ky vendim.

Olli tha se kjo parti është krijuar në rrethana të tilla kur ishte e nevojshme krijimi i një alternative politike, duke argumentuar se zgjidhjet në demokraci vijnë nëpërmjet sistemit si do që të jetë ai.

“Ne menduam që tashmë ishte momenti për të dhënë një alternativë. Nuk është një lëvizje për të përfituar karrierë politike. Jemi në një moment ku në të gjitha bisedat dëgjohet se të gjithë duan të ikin. A është kjo zgjidhja? E kam provuar vetë emigracionin dhe u ktheva me shpresën se ky vend do të bëhet, por a ia vlen dhe a ka kuptim të mendoj se duhet të iki sërish. Jo, ky vend do të bëhet dhe do të bëhet nga shqiptarët. Zgjidhjet demokratike në këtë lloj sistemi fatkeqësisht vijnë vetëm nëpërmjet sistemit si do që të jetë ai.

Nuk kemi qenë dakord me djegien e mandateve, ne jemi ai grup që pas zgjedhjeve të 2017 kërkuam një vizion të ri të lidershipit demokrat. Ne nuk ishim kundër marrëveshjes por ajo që solli marrëveshja e 17 majit, sidomos me listat, ishte e papranueshme. Nuk mund të vijë dikush nga rruga dhe të marrë drejtimin e televizionit kur nuk ka përvojën e kësaj pune, dhe kështu ndodhi edhe me ndërtimin dhe strukturimin e PD”, u shpreh ndër të tjera Olli.

 

Të fundit