Flash News

KRYESORE

Bindja Demokratike/ Manjani i bën ofertë Patozit nëse heq firmat e falsifikuara

Bindja Demokratike/ Manjani i bën ofertë Patozit nëse heq firmat

Në një kohë që persona të ndryshëm vijojnë të denoncojmë partinë Bindja Demokratike për falsifikimin e firmave, ka reaguar edhe Ylli Manjani. Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ‘Rama 1’ është shprehur i gatshmëm të ofrojë emrin e tij me kushtin që të hiqen personat falso në listë.

“Sinqerisht do ja kisha dhënë firmën time organizatorëve të Bindjes Demokratike, po tu duhej për rregjistrim. Natyrisht nuk do ti kisha votuar, as do bëhesha anëtar i Bindjes, por firmën sa për t’u rregjistruar si subjekt po, me qejf do ua kisha dhënë. Fundja, le të bëhet edhe një parti më shumë! Do e kisha bërë me vullnet të plotë, dhe po t’u duhet e bëj dhe tani, vetëm të heqin nga lista e themeluesve firmat fallco. Është shumë më e ndershme t’i thuash tjetrit “ kam nevojë për firmën tënde”, sesa tja vjedhësh. Kjo nuk i nderon fare! Përkundrazi i kompromenton rëndë në mision e qëllim që në nisje të aktivitetit politik”, shkruan ai në një postim në ‘Facebook’.

Mbi 10 persona kanë denoncuar falsifikimin e firmës, ku mes tyre ishte edhe Niko Gjokoli, nipi i ish-kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika.

Të fundit