Flash News

KRYESORE

‘Bindja Demokratike’ publikon logon e partisë dhe emrat e anëtarëve të bordit

‘Bindja Demokratike’ është regjistruar sot në Gjykatën e Tiranës dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si partia më e re dhe që do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Sot është publikuar logo e partisë dhe përbërja e anëtarëve të bordit: Arben Skënderi, Valbona Mezini, Fabian Topollaj, Astrit Patozi, Andi Përmeti dhe Leonard Olli.

Koordinator është zgjedhur Astrit Patozi, ndërkohë që bordi i përkohshëm do të përfaqësojë partinë deri në ngritjen dhe zgjedhjen e forumeve drejtuese të saj, sipas statutit.

Reagimi i plotë i ‘BD’:

Shqipëria do të ketë prej sot një parti opozitare më shumë.

Bindja Demokratike dorëzoi paradite në gjykatën e Tiranës të gjithë dokumentacionin e regjistrimit si parti politike, shoqëruar me rreth 4 mijë ­firma mbështetësish për krijimin e saj.

Vendimi erdhi pas takimit të një grupi të madh nismëtarësh mbrëmjen e kaluar, ku u përcaktuan edhe hapat e para të kësaj organizate politike në rrugëtimin e saj. Nismëtarët vendosën të mandatojnë një bord të përkohshëm, i cili do të përfaqësojë partinë deri në ngritjen dhe zgjedhjen e forumeve drejtuese të saj, sipas statutit.

Anëtarë të këtij bordi do të jenë:

Arben Skënderi, Valbona Mezini, Fabian Topollaj, Astrit Patozi, Andi Përmeti dhe Leonard Olli, ndërsa koordinator i tij Astrit Patozi.

Po sot Bindja Demokratike dorëzoi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën për pjesëmarrje si subjekt politik në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Të fundit