Flash News

KRYESORE

‘Binjakë nga të dyja anët’, Armina Mevlani feston ditëlindjen me një falenderim të veçantë

‘Binjakë nga të dyja anët’, Armina Mevlani feston
Blogerja Armina Mevlani ka festuar dje 29-vjetorin e lindjes. Vetë Armina ka zgjedhur t’i dedikojë disa fjalë vetes, ku shprehet mjaft mirënjohëse dhe e bekuar për dashurinë që e rrethon dhe jetën e saj. “Binjakë nga të dyja anët, e nis Armina falenderimin me foton në pasqyrë, referuar edhe shenjës së saj në horoskop. “Binjakë nga të dyja anët! 6 qershori është datë e veçantë që Zoti vendosi të më sillte në këtë botë dhe më dha mundësinë të bëja këtë jetë. Falënderoj Zotin për jetën time, gjithashtu falënderoj të gjithë njerëzit që më bëjnë të ndihem kaq e veçantë jo vetëm në ditëlindjen time, por edhe në jetën time të përditshme. Mund të them që ndihem e bekuar çdo ditë! Faleminderit, Faleminderit, Faleminderit”, shkruan Armina.

Të fundit