Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
BIRN: Rama ka bombarduar Facebook-un me projekte ndërtimi rrugësh po si u shpenzuan 20 miliardë lekë vitin e kaluar
Kryeministri Edi Rama prej javësh ka nisur publikimin e disa videoanimacioneve në faqen e tij në Facebook për të prezantuar projektet e tij për ndërtimin e rrugëve të reja. Sipas publikimeve të Ramës, gjatë viteve të ardhshme, në vendin tonë pritet të ndërtohen disa rrugë të rëndësishme, si Rruga e Arbrit që lidh Tiranën me zonën e Dibrës, një segment 21 kilometra autostradë për të lidhur autostradën ekzistuese Tiranë-Durrës me korridorin veri-jug në vendin e quajtur Thumanë, apo një rrugë e re me dy korsi që duhet të lidhë segmentin ekzistues Levan Tepelenë me qytetin e Sarandës duke dubluar dhe shkurtuar rrugën ekzistuese që kalon nga Qafa e Muzinës.
Por ndërsa projektet e reja janë të shumta, pyetja që ngrenë shumë shqiptarë është çfarë është bërë me paratë publike të ndërtimit të rrugëve gjatë viteve të shkuara.
Shqipëria pati një fond investimesh publike prej 68 miliardë lekësh (527 milionë eurosh) gjatë vitit 2017. Fondi i investimeve ka qenë në përmasa të tilla përgjatë të pesë viteve të fundit por objektet e realizuara me këto shpenzime në rendin e mbi 2 miliardë eurove janë të vështira për t’u parë.
Një raport i përgatitur nga qeveria për Kuvendin e Shqipërisë në kuadër të “projektligjit për miratimin e buxhetit faktik”, i cili po diskutohet aktualisht, jep disa të dhëna se çfarë është bërë me këtë fond investimi. Raporti është publikuar në faqen e internetit të Kuvendit [link]. Ministritë e ndryshme tregojnë njëra pas tjetrës me një gjuhë hiperpropagandistike dhe jo shumë të kuptueshme se çfarë kanë bërë.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thotë se në programin e saj të transportit rrugor fondi i përgjithshëm i investimeve të realizuara ka qenë 12.1 miliardë lekë ose afërsisht 93 milionë euro me burime të brendshme. Këtyre u shtohen edhe 9.2 miliardë lekë investime me kredi të huaja për një total prej 21.3 miliardë lekësh. Këto janë fondet e përdorura si për ndërtim rrugësh, ashtu edhe për mirëmbajtje.
Raporti nis me fjalë të mëdha: “Në programin “Transporti Rrugor” është realizuar objektivi madhor i forcimit dhe integrimit me rrjetin rajonal TEN-T, përmes dyfishimit të numrit të lidhjeve ndërkombëtarë tokësorë me Kosovën, Maqedoninë, Greqinë dhe Malin e Zi”, shkruhet aty.
Më pas vijohet me punët fizike të realizuara. Programi i rrugëve të tipit A2, rrugë me katër korsi, me trotuarë dhe me ndriçim janë shpenzuar gjithsej 4.8 miliardë lekë (rreth 36 milionë euro) dhe sipas raportit, me këto para janë realizuar 4.53 kilometra rrugë. Nga këto, 1.77 km janë “rrugë me katër korsi 2×2) ndërsa 2.76 KM janë rrugë me katër korsi 2×2 me trotuare dhe me ndriçim. Kostoja mesatare e ndërtimit të këtyre rrugëve sipas të dhënave të mësipërme rezulton rreth 1 miliardë lekë për kilometër (8.2 milionë euro).
Sipas raportit, me këto para janë realizuar disa projekte si: “By pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, nga loti 7 deri në lotin 11”, “Rruga Kukës-Morinë Loti 1, dublimi”, “Vendosja e mbikalimeve për këmbësorë në aksin Plepa-Kavajë-Rrogozhinë”.
Po me këto para janë realizuar sipas qeverisë edhe projektet e mëposhtme:
“Unaza e Re e Tiranës, segmenti Komuna e Parisit – Rruga e Kavajës”, “Rruga e Porto Romanos, Durrës Loti 1”, “Nyja lidhëse e rrugës Milot-Lezhë, Rrëshen, Thumanë”, “Unaza e jashtme Tiranë, pjesa verilindore”, “Rikonstruksion segmenti rrugor Kodër-Kamëz Tapizë…etj.”
Qeveria thotë se ka shpenzuar edhe 397 milionë lekë për ndërtimin e rrugëve të tipit B1 për të cilat thotë se janë rrugë me dy korsi. Gjatësia e përbashkët e rrugëve të këtij lloji është 1.91 kilometra me një kosto mesatare prej 208 milionë lekësh për kilometër (1.6 milionë euro). Qeveria rendit katër segmente rrugore ku janë ndërtuar sëbashku 1.91 kilometra me këto para: “Rruga Lushnjë-Berat, loti2+ shtesë punimesh, loti 3 + shtesë punimesh”, “Rruga e Arbërit loti2”, “Rruga Kardhiq-Delvinë loti1, loti 2, loti3” dhe “Rruga Milot-F. Krujë (dublimi i superstradës) loti3”.
Programi tjetër i ndërtimit të rrugëve është ai i rrugëve të llojit C2, për të cilat qeveria thotë se janë “me dy korsi”. Në këtë program janë shpenzuar 1.55 miliardë lekë për 3.94 kilometra rrugë me një mesatare prej afro 393 milionë lekësh për kilometër ose 3 milionë euro. Qeveria rendit shtatë segmente rrugore ku është punuar me këto para: “Rruga kanali i Cukës-Butrint loti1”, “Rruga mbingritja e Viroit dhe hyrja e qytetit Gjirokastër”, “Ndërtimi i aksit Skrapar-Përmet, loti1”, “Ndërtim rrugët paralele superstrada Tiranë – Vorë krahu i majtë (vazhdimi)+shtesë kontrate”, “Rifreskimi i sinjalistikës vertikale/horizontale në akset kombëtare”, “Ndërtim mbrojtja nga lumi km 16+200 aksi rrugor Elbasan-Librazhd + shtesë punimesh” dhe “Ndërtim mbrojtja nga lumi km 9+500 rruga e re Milot-Skuraj”. Duke qenë se në të gjitha këto gjashtë segmente rrugore janë ndërtuar gjithsej 3.94 kilometra rrugë, atëherë kjo do të thotë se në secilin prej projekteve qeveria ka ndërtuar 0.65 kilometra rrugë.
Programi tjetër i rrugëve kombëtare me financim të brendshëm është “Rikonstruksioni i Rrugëve”. Këtu qeveria thotë se ka shpenzuar 3.8 miliardë lekë për për sistemimin dhe asfaltimin e 37 kilometrave rrugë, me një kosto mesatare prej 100 milionë lekësh për kilometër ose 780 mijë eurosh. Qeveria rendit tre segmente rrugore ku është punuar me këto para dhe për të cilat thotë se “punimet po vijojnë”: “Riveshje dhe sistemim asfaltim Elbasan-Banjë loti1, loti2, loti3”, “Sistemim asfaltim rruga Tri Urat – Leskovik” dhe “Sistemim asfaltim rrugët lidhëse me bregdetin (Llogara-Sarandë) loti1+shtesë punimesh”.
Përveç fondeve të brendshme të buxhetit, sektori i rrugëve merr financime edhe nga kreditë jashtë vendit. Për këtë, relacioni i buxhetit të shtetit nuk prononcohet, por një raport i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë thotë se financimet totale gjatë vitit 2017 kanë qenë 9.2 miliardë lekë. Për rrugët e tipit A (autostradë me katër korsi), raporti thotë se plani i vitit 2017 është realizuar në masën 131% të planit, për një total prej 5.5 miliardë lekësh (42 milionë euro) me të cilat janë realizuar 0.9 kilometra rrugë.
Edhe për rrugët e tipit B plani është tejkaluar, sipas raportit të ministrisë. Ndërsa ishin planifikuar të ndërtoheshin 5.4 kilometra rrugë, janë ndërtuar 5.9 kilometra me një shpenzim total prej 3.3 miliardë lekësh (rreth 25 milionë euro) me një kosto mesatare prej 600 milionë lekësh për kilometër.
Në total, raporti thotë se janë ndërtuar rreth 10 kilometra rrugë të llojeve të ndryshme me financim të brendshëm dhe 18.9 kilometra rrugë me financim të huaj. Me të 21 miliardë lekët e shpenzuara raportohet të jenë mirëmbajtur e asfaltuar edhe 37 kilometra rrugë./BIRN
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38