Flash News

KRYESORE

"Biseda erotike me zv/kryeministrin", Ermira Mehmeti: E di kush ma sajoi, kam foto të vajzës

"Biseda erotike me zv/kryeministrin", Ermira Mehmeti: E di kush ma

Ish-deputetja maqedonase Ermira Mehmeti, ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka folur për bisedën erotike ku pretendohej se politikania fliste me zevendëskryeministrin e Maqedonisë Musa Xhaferri.

Mehmeti tha se nuk pret të bëhet drejtësi për ngjarjen dhe se ka fakte që tregojnë se kush fshihet pas saj.

“Më vjen keq që partia që kam ndihmuar më ka lënë vetëm dhe është bërë pjesë e këtij komploti. Unë vendosa të tërhiqem se ndjeva se nuk mund të toj një betejë vetë”, tha Mehemit.

Ajo shtoi gjithashtu se ka foto, madje i di edhe emrin vajzës së përfshirë. “Kam foto të asaj zonjushe, ia di emrin por, kam vendosur të tërhiqem sepse niveli im nuk është ky”, deklaroi Mehmeti duke e cilësuar atë ngjarje si momentin më të vështirë të jetës së saj.

Të fundit