Flash News

KRYESORE

Biseda me kancelaren Merkel, Rama lë pas dere ambasadorin shqiptar

Biseda me kancelaren Merkel, Rama lë pas dere ambasadorin shqiptar

Kryeministri Edi Rama ka lënë jashtë ambasadorin shqiptar në Gjermani, Artur Kuko në takimin me kancelaren Angela Merkel, shkruan Lapsi.al, duke iu referuar një burimi diplomatik. “Thyerja e një praktike të  tillë, e denjë për regjimet autoritare dhe paranojake nuk është parë mirë në kryeqytetin gjerman”, sqaron burimi.

Që pas promovimit të idesë për ndryshimit të kufijve – tezë e kundërshtuar nga kancelarja gjermane – kryeministri preferon që në takimet e tij me zyrtarë të lartë të ketë pranë në njerëzit e tij të besuar, si Endri Fuga dhe Gent Cakaj nga frika se mos mesazhet e forta që mer i shpërndahen në publik.

Ambasadori Artur Kuko është një diplomat me eksperiencë në diplomaci, që ka punuar me të gjitha qeveritë në Tiranë. Verën e kaluar, ai u propozua nga mazhoranca për të qenë ambasador i vendit, mirëpo ende duket se nuk eshte kthyer ne nje 'vegel' te kryeministrit shqiptar.

Të fundit