Flash News

KRYESORE

Biseda me komisionerin për Zgjerimin, Basha: I theksova përpjekjet e PD për të kontribuar për Reformën Zgjedhore

Kreu i PD, Lulzim Basha bisedoi me Komisionerin për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi, lidhur me Reformën Zgjedhore.

Basha thekson se në këtë bisedë i ka nënvijëzuar përpjekjet e Partisë Demokratike për të kontribuar për reformën zgjedhore.

“Bisedë shumë e frytshme me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. E falënderova për mbështetjen e tij dhe theksova përpjekjet e Partisë Demokratike për të kontribuar për reformën zgjedhore. Nënvizova se vullneti politik është vendimtar si për ta përfunduar reformën, edhe për të garantuar zgjedhje demokratike, të lira nga shitblerja e votës dhe nga ndikimi i krimit të organizuar”, shkruan Basha.

https://politiko.al/komisioneri-per-zgjerimin-e-be-zbardh-biseden-me-bashen-reforma-zgjedhore-te-permbyllet-pa-vonese/

 

Të fundit