All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Biseda mes Ramës dhe Lavrov, Rusia: Bjellorusisë mos t'i imponohet asgjë nga jashtë, për të shmangur përvoja të trishta

Biseda mes Ramës dhe Lavrov, Rusia: Bjellorusisë mos t'i
All - Paragraf - 1

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar rreth bisedës telefonike të zhvilluar midis Ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov dhe Kreut të OSBE-së, Edi Rama. Përmes një postimi në faqen e saj e saj zyrtare, Ambasada Ruse thekson se, “Rusia ka kërkuar që Bjellorusia të lejohet t’i zgjidh vetë punët e tyre dhe të mos i imponohet asgjë nga jashtë, për të shmangur përvoja të trishta.”

All - Paragraf - 3

‘Më 20 gusht, me iniciativën e palës shqiptare, u zhvillua një bisedë telefonike midis Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të OSBE-së, Edi Rama.

Palët diskutuan mbi situatën në Bjellorusi në kontekstin e propozimeve të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së për të kontribuuar në zhvillimin e dialogut midis autoriteteve dhe opozitës.

Ministri Lavrov vuri në dukje se është e nevojshme që bjellorusët të lejohen të zgjidhin vetë punët e tyre, të mos ketë ndërhyrje në dialogun midis autoriteteve dhe shoqërisë dhe t`u mos u imponohet shtetasve bjellorusë asgjë nga jashtë, në mënyrë që të shmanget përvoja e trishtë e "ndërmjetësimit evropian" në Ukrainë në shkurt 2014.

Bashkëbiseduesit rikonfirmuan rolin e rëndësishëm të Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin e brendshëm ukrainas, duke përfshirë nevojën për të përgatitur raporte objektive për atë që po ndodh në të dyja anët e linjës së kontaktit në Donbas’, thuhet në reagimin e ambasadës së Rusisë në Tiranë.

Të fundit