Flash News

KRYESORE

Bisedat e Dakos me ‘Niçen’, Prokuroria e shqetësuar: Do hetojmë personat që nxorrën përgjimet

Bisedat e Dakos me ‘Niçen’, Prokuroria e shqetësuar: Do

Zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme, Denion Ndrenika, ka folur në emisionin Java në RTSH në lidhje me dosjet e fundit që organi i akuzës ka dërguar në gjykatë.

Ai konfirmoi faktin se dosja 339 ku është përfshire dhe Vangjush Dako është nën hetim, por po ashtu tha se do ketë dhe një hetim tjetër për ata që kanë nxjerrë fashikuj të kësaj dosje.

“Natyrisht që ne duhet të kemi një informim të plotë për të zbuluar se kur dhe nga kush kanë dalë materialet e përgjimet në të cilat përmendet kreu i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako. Apo dhe të dhëna të tjera që i përkasin hetimeve të fundit. Është regjistruar një procedim për nxjerrjen e të dhënave sekrete parashikuar nga Neni 295/a i Kodit Penal”, tha Ndrenika, duke shtuar se nuk e dinte se nga kishin dalë informacionet.

Ndrenika shtoi se nxjerrja e fashikujve në media është thyerje e sekretit hetimor dhe dënohet nga Kodi Penal.

Të fundit