Flash News

KRYESORE

"Bisedime me Serbinë, por jo një dialog të tipit Thaçi", Osmani: Ai të tregojë që ka hequr dorë nga ndryshimi i kufijve

"Bisedime me Serbinë, por jo një dialog të tipit

“Të gatshëm për dialog, por jo një dialog të tipit Thaçi”, kështu është shprehur Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ditën e sotme referuar negocimit me Serbinë. Në një komunikim për mediat Osmani i ka cilësuar negociatat “sekrete”- sipas saj- të presidentit kosovar me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç si aventura të rrezikshme për Kosovën, por edhe paqen dhe stabilitetin në rajon.

Osmani pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se, Thaçi në vend që të dalë dhe të tentojë të marrë kompetencat e qeverisë, do të duhej të deklarohej njëherë e mirë për një çështje substanciale, nëse garanton se nuk do të vërë në tavolinë asnjë milimetër të territorit të Kosovës.

Në vend se të dojë të marrë kompetencat e qeverisë, presidenti i vendit duhet të përcaktohet njëherë e mirë për gjërat substanciale, që i garanton qytetarët e Kosovës se ka hequr dorë nga ideja e tij dhe Vuçiqit për korrigjim të kufijve, sepse herën e fundit në ueb-faqen e presidentit, kemi parë që ende e ka opedin e tij në lidhje me atë se presidentët dhe kryeministrat mund të ndërrohen, por se korrigjimi i kufijve duhet të ndodh”, është shprehur Osmani.

Të fundit