Flash News

KRYESORE

Bisedimet me Kotzias, Bushati thërret ambasadorin në Londër, rikthen edhe këshilltarin

Bisedimet me Kotzias, Bushati thërret ambasadorin në Londër,

Tirana është përgatitur prej kohësh për takimin e Ditmir Bushatit me Nikos Kotzias në ishullin e Kretës, që mendohet se do i jap zgjidhje shumë prej çështjeve të hapura mes dy vendeve. Koha e gjatë e përgatitjes së palës shqiptare kuptohet nga kjo foto e publikuar nga Glevin Dervishi, ish-këshilltar i Bushatit, sot pjesë e stafit të zv/kryeministres Senida Mesi.

Ditmir Bushati ka preferuar të marrë me vete të gjithë ish-pjesëtarët e stafit me të cilët drejtoi Ministrinë e Jashtme në katër vjeçarin e parë, që mendohet se kanë përgatitur dosjen e Shqipërisë. Në delegacionin që shoqëron ministrin, merr pjesë edhe Qirjako Qirko, aktualisht ambasador i Shqipërisë në Londër, por që më parë ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministri.

Dy zv/ministret Odeta Barbullushi dhe Artemis Dralo janë gjithashtu pjesë e delegacionit.

Publikohen fotot nga takimi Bushati-Kotzias, bisedimet shtyhen deri të dielën

Të fundit