Flash News

KRYESORE

Bisedimet për kufirin, reagon ministria greke: Takim konstruktiv dhe bashkëpunues

Për nisjen e bisedimeve me Shqipërinë për marrëveshjen e kufirit detar, ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme Greke.

Në një reagim publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë, thuhet se në raundin e parë të bisedimeve klima ishte bashkëpunuese dhe konstruktive.

“Raundi i parë i bisedimeve midis Greqisë dhe Shqipërisë mbi zonat detare të kufirit u mbajt sot, më 30 prill 2018, në Tiranë. Takimi u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese”.

Kujtojmë që ditën e djeshme edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropës njoftoi nisjen e raundit te parë të bisedimeve më Greqinë.

 

 

Të fundit