Flash News

KRYESORE

Bixhoz me Patozin? Reagon Besnik Mustafaj: Në kazino shkoj, por ai në foto nuk jam unë

Shkrimtari dhe ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të një fotoje ku pretendohet se ai dhe deputeti Astrit Patozi po luajnë bixhoz në kazino. Duke iu përgjigjur faqes ‘Lolita’, që ka publikuar foton, Mustafaj nuk e mohon se shkon në kazino, por sqaron se nuk është ai personi në këtë foto.

Mustafaj thekson se ka shkuar në kazino me zyrtarë të lartë, por asnjëherë me Patozin, dhe nuk ka dijeni nëse ky i fundit është frekuentues.

Reagimi i Besnik Mustafajt:

E dashur Lolita, per hire te simpatise qe kam per ty, po ta sqaroj se burri, te cilit i ke vene emrin tim, nuk jam une. Une kam shkuar ne kazino me shume se nje here. Por kurre me Astrit Patozin.Nuk kam patur rast. Madje as nuk e di nese atij i pelqen ky argetim. Kam qene me te tjere miq politikane, madje edhe te niveleve te larta, shqiptare dhe te huaj, si dhe me shkrimtare dhe artiste po ashtu shqiptare dhe te huaj. Pra, me siguri qe do te shkoj perseri kur te kem rast. Nje nga shkrimtaret dhe filozofet e mi me te dashur, Albert Camus, fitues i çmimit Nobel, thote per veten e tij se ka shume vese, por nuk eshte rob i asnjerit. Une jam i tille. Por nuk kam bere kurre ne jeten time diçka per t'u ndjere me pas i turperuar. Ky sqarim ka vlere per ty, e dashur Lolita, qe je manipuluar kesaj here, por u drejtohet edhe te gjithe dashamireve dhe dashakeqinjve te mi. Secili prej tyre le ta lexoje sipas menyres se vet.

Të fundit