Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Virgjil Muçi
Libri “Bizant pas Bizantit” i Nicolae Iorgës, (i cili, ndër të tjera, është historiani që ka zbuluar të famshmen Formulë të Pagëzimit të Pal Engjëllit, të parin dokument të gjuhës shqipe), është një dëshmi e patjetërsueshme e faktit se çfarë vakuumi përbën në bibliotekën e librit shqip dhe, më konkretisht, në atë të studimeve historike, mungesa e veprave të historianit të shquar rumun që njihet dhe çmohet si ndër autorët më prolifikë në lëmë të studimeve historike. Pa dyshim, më i rëndësishmi përsa i përket historisë së vendeve të Europës Juglindore. (Jo më kot përdora shprehjen “Europë Juglindore” në vend të të kudogjendurit e të stërpërdorurit “Ballkan”, ngaqë është Iorga, dora vetë, që e zhvlerësoi në mënyrë shkencore emërtesën e ngjitur nga turqit, duke i kthyer mbarë rajonit termin e saktë, të duhur.) Në të mirë të argumentit të sipërm shkon edhe fakti që një pjesë e opusit të veprave iorgiane lidhet, në mos drejtpërdrejt, tërthorazi, me Shqipërinë e shqiptarët si në trevat e banuara prej tyre, ashtu edhe jashtë, si në suazë të Perandorisë Osmane ashtu edhe të viseve të gadishullit tonë.
Edhe pse “Bizant pas Bizantit” nuk cek aspekte që lidhen me historinë e Arbërit (lypset thënë që kjo gjë nuk hyn mirëfilli në synimet e autorit), vepra ngjall, gjithsesi, interes për faktin se në të shfaqen, aty-këtu, personazhe me gjak shqiptari pak të njohur, për të mos thënë aspak të njohur, puna dhe vepra e të cilëve ka lënë gjurmë të pashlyeshme brenda dhe jashtë Kostandinopojës, si në rrafshin fetar ashtu edhe në atë laik e dituror, çka përbën për lexuesin e gjerë një dëshmi elokuente të ndihmesës së dhënë nga shqiptarët në suazën e madhe të Perandorisë Osmane, Patriarkanës kostandinopojase, por edhe në oborret e princëve të Vllahisë e të Rumanisë, punë që i hapi udhë më pas veprimtarisë atdhetare të shumë prej patriotëve të shquar në lëmë të gjuhës e të librit shqip, por edhe të veprimtarisë politike, diplomatike për të mbërritur te lufta e armatosur për shkëputjen e Shqipërisë nga Porta e Lartë dhe krijimin e shtetit të pavarur shqiptar. Ma do mendja se thelbin e kësaj vepre më mirë se kushdo tjetër na e jep vetë Iorga me citatin e përmendur e të riprodhuar nga studiuesi rumun Virgil Candea në pasthënien që shoqëron botimin shqip të librit: “Mund të shtrohet pyetja, ashtu siç është bërë edhe për kryqëzatat, se ku ndalet historia e Bizantit. Pa dyshim, jo më 1453, me zhdukjen e Perandorisë së Kostandinopojës. Kishte ende Bizante në More dhe në Trebizondë. Por vijimësia bizantine nuk reshtet ende as me pushtimin osman të këtyre dy rajoneve. Unë nuk do të thosha se Bizantin mund ta përfaqësojë vetëm arti Bizantin, i cili përfundoi në Danubin rumun pothuajse aty nga gjysma e shekullit XIX. Por pa dyshim ai që mbijetoi është ai vetë, për sa kohë mbetën dy prej faktorëve të tij: ideja dhe vetë elementët që i kishin shërbyer asaj deri më atëherë, familjet e mëdha bizantine. Të dy këta faktorë ndeshen në principatat me natyrë perandorake qysh në fillimet e Vllahisë dhe të Moldavisë”.
Ndonëse te ky libër Iorga shkon e mishëron idenë e tij të shtjelluar edhe në një sërë tekstesh shkencorë rreth qëndrueshmërisë së qytetërimit dhe kulturës heleno-latine e mbartjes së vazhdimësisë së saj tek arkondët dhe vojvodët rumunë, pinjollë të denjë e pasardhës të familjeve perandorake bizantine si Kantakuzenët, Paleologët, Dukajt, Mavrokordatët e të tjerë, e rëndësishme është që kjo frymë mbajti gjallë për afro pesë shekuj jo vetëm kulturën dhe qytetërimin bizantin, por edhe identitetin etnik e shpirtëror të të gjithë popujve të Ballkanit, shpirtin e pandryshuar europianist, vullnetin e palëkundur që me t’u çliruar nga thundra osmane të integroheshin shpejt e pa mëdyshje në kontinentin amë dhe, më konkretisht, në atë që ne sot e identifikojmë me termin Europë Perëndimore. Nisur qoftë edhe vetëm nga ky aspekt, kjo vepër përfton një rëndësi të dorës së parë edhe për qytetërimet e popujve të tjerë të rajonit, ku një rol luajtën edhe shqiptarët tok me figurat qendrore të historisë së tyre, shprehje e patjetërsueshme e ndihmesës së dhënë në qytetërimin europian.
Nicolae Iorga është ndër ata studiues e shkrimtarë që ka dëshmuar falë veprës së tij të pasur e të larmishme se është një stilist i mbaruar, çka, veç të tjerash, e bën leximin e këtij libri të këndshëm. Edhe pse i ngjeshur me plot erudicion dhe të dhëna të shumta historike, ai di të mbajë gjallë interesin e lexuesit, një cilësi kjo që nuk e has dhe aq dendur tek autorë të tjerë tekstesh historikë. Duke mbyllur këto radhë shpresojmë që vepra që mbajmë në duar të mos jetë e fundit nga një autor kaq i rëndësishëm siç është Nicolae Iorga, por t’i çel udhë veprave të tjerave që mbartin vlera të rëndësishme dhe që lidhen drejtpërdrejtë me historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38