Flash News

KRYESORE

Bizhuteri me një vlerë të jashtëzakonshme grabiten në Dresden

Bizhuteri me një vlerë të jashtëzakonshme grabiten në

Një vjedhje me vlerë disa qindra milionë euro u krye ditën e sotme në Dresden të Gjermanisë. Hajdutët arritën që të merrnin tri sete me vlerë në një nga vendet ku mbaheshe një nga koleksionet më të mëdha të thesareve.

Sipas specialistëve bizhuteritë të cilat ishin punuar në shekullin e 18-të kanë një vlerë të jashtëzakonshme, ndërsa për medien gjermane një vjedhje e tillë nuk kishte ndodhur që prej luftës së dytë botërore.

Hajdutët arritën të futeshin në Kasafortën e gjelbër në mëngjesin e sotëm, pasi një zjarr nisi në një pikë të shpërndarjes së energjisë elektrike afër godinës, duke çaktivizuar alarmin e muzeut dhe duke zhytur të gjithë zonën në errësirë. Pavarësisht ikjes së energjisë, kamera filmoi dy persona që u futën ën “Pallatin Mbretëror të Dresdenit”.

Drejtoresha e koleksionit shtetëror të artit në Dresden, Marion Ackermann, tha se është e pamundur që të përcaktohet në shifra dëmi i bërë, që shkon disa qindra milion euro. Ajo madje u bëri thirrje hajdutëve, që të mos t’i copëtojnë setet e vjedhura, pasi “vlera historike që ato kanë nuk pasqyrohet nga materiali”.

Të fundit