Flash News

KRYESORE

Biznes kriminal, policia u sekuestron 150 milion lekë dhe arreston 2 persona nga Elbasani

Biznes kriminal, policia u sekuestron 150 milion lekë dhe arreston 2

Dy persona janë arrestuar në Elbasan, pasi u janë vënë në sekuestro preventive me vlerë 15.000.000 lekë të dyshuar si të ardhura nga aktivitet kriminale.

Policia ka vënë në pranga B.Koçiaj, 63 vjeç , banues në Elbasan dhe A.Koçiaj, 33 vjeç , banues në Elbasan. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim për shtetasit I. K., dhe O. D.

Ndalimi i tyre u bë në zbatim të vendimit të datës 14.09.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale“, të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe me pasoja të rënda”.

 

Të fundit