Flash News

KRYESORE

Biznes në Shqipëri, kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë sqaron pse hezitojnë investitorët e huaj: Taksat, korrupsioni, kontratat

Biznes në Shqipëri, kreu i Dhomës Amerikane

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço ka renditur një sërë arsyesh se pse investitorët e huaj, të mëdhenj apo ata të mesëm, hezitojnë të bëjnë biznes në Shqipëri.

Sipas Jaços, shkak bëhen taksat, ndryshimi i shpeshtë i paketës fiskale, apo problemi i zbatimit të kontratave. Po ashtu, një tjetër problem madhor që ndeshin biznesmenët e huaj është edhe korrupsioni.

“Shqipëria nuk ka nivelin konkurrues të taksave. Në rajon kemi vende që janë shumë konkurrues duke përfshirë iniciativa që kanë lidhje me sistemin tatimor, kjo e bën Shqipërinë jo konkurrent për taksat.

Problemi tjetër është ndryshimi i shpeshtë i paketës fiskale, kjo ka qenë problemi më i madh se është i lodhshëm për investitorët.

Kemi ndarë shqetësimet me FMN për koncesionet që mund të krijojnë një borxh të fshehur.

Ka probleme me zbatimin e kontratave. Nëse nuk kemi hapësirë të qartë se kujt i takojnë pronat kemi probleme. Pra, janë tre elemente që kanë nevojë për përmirësim, procedurat e zgjatura për marrjen e licencave apo lejeve të investimet, sistemi i taksave që ndryshon, nuk është normale që taksat të ndërrohen cdo vit, e treta zbatimi i kontratave. Problem madhor është edhe korrupsioni, pasi efektet e reformës në drejtësi nuk i kemi ndjerë akoma”, tha zyrtari i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Të fundit