Flash News

KRYESORE

Bizneset e peshkatarët protestë në hyrje të Pashalimanit, kundërshtojnë rregullat e reja të bazës ushtarake

Bizneset e peshkatarët protestë në hyrje të Pashalimanit,

Dhjetëra banorë, që janë njëherësh peshkatarë dhe punonjës të bizneseve kanë bllokuar rrugën që të çon në Pashaliman  të Vlorës, këtë mëngjes.

Ata protestojnë kundër orareve të reja që ka përcaktuar baza ushtarake për lëvizshmërinë në këtë zonë, në sajë të masave për parandalimin e bimëve narkotike dhe forcimin e sigurisë.

Ata shprehen se nuk është i mjaftueshëm orari i kalimeve nga ora 08:00 deri në orën 15:00, por kërkojnë që tu vënë më shumë kohë në dispozicion, pasi u dëmton punën e tyre.

Bizneset e peshkatarët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës deri në grevë urie nëse nuk merren masa për zgjatjen e orareve të kalimit.

Të fundit