Flash News

KRYESORE

Bizneset që ‘lulëzuan’ në kohë pandemie, Artan Fuga publikon videon e studentes nga TikTok-u: Nuk janë si Turi

Bizneset që ‘lulëzuan’ në kohë pandemie, Artan

Akademiku Artan Fuga ka prezantuar një nismë me video në programin shumë të përdorur nga të rinjtë Tik-Tok, për të rinj të pasionuar pas mediave të reja.

Konkursi që do të përsëritet tri herë brenda këtij viti, synon të promovojë të rinjtë, të cilët do të vlerësohen nga profesionistë të medias.

Sot në Facebook, Fuga ka publikuar një video të tillë të një studenteje, për të cilën sqaron se paraqet ide dhe analizë shumë të mirë sesi jo të gjitha bizneset mund të trajtohen njësoj për gjendjen e tyre gjatë pandemisë.

 “Në kohë krizash, si në kohë fortunash që thyhen pemët e dobëta, e pësojnë bizneset e dobëta. Njerëzit duhen ndihmuar sigurisht, por jo medoemos të rinisin po atë biznes që nuk të çon askund, që është i destinuar në mos sot nesër të falimentojë”, thekson Fuga.

Shënimi i plotë

Klotilda KOLA është një nga krijueset e reja që bashkëpunon për krijimin e videove TikTok mbi denoncimin e korrupsionit dhe probleme sociale në kuadrin e projektit TikTok Corruption Albania i cili drejtohet nga dr. Elvin LUKU, drejtues i MAEDIALOOK Albania, me mbështetjen e Agjencisë Zvideriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Ajo është plot talent dhe energji krijuese si i gjithë ekipi!

Nuk janë si TURI!

Me gjuhën e Tik Tok – ut ajo shpreh shumë. Një krijuese e vërtetë!

Në këtë video, në pak sekonda, me një gjuhë të fuqishme, ajo paraqet një ide dhe analizë të shkëlqyer sesi jo të gjitha bizneset mund të trajtohen njësoj për gjendjen e tyre gjatë pandemisë.

Trajtimi homogjen është dogmatik dhe fsheh mundësi korruptive. Mua më shkon për zemër kjo ide sepse sipas meje në kohë krizash, si në kohë fortunash që thyhen pemët e dobëta, e pësojnë bizneset e dobëta. Njerëzit duhen ndihmuar sigurisht, por jo medoemos të rinisin po atë biznes që nuk të çon askund, që është i destinuar në mos sot nesër të falimentojë.

Politikat publike as e shohin këtë problem për ta lidhur pandeminë me mundësinë për reformim të ekonomisë!

Bravo Klotilda KOLA

Të fundit