Flash News

KRYESORE

Biznesi i gruas së Gjin Gjonit që tërhoqi vëmendjen e ambasadës së SHBA, dhe e përplas me gjykatën

Përmes një njoftimi të posaçëm, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikë në  Tiranë, ka pasur një reagim në lidhje me vendimin që mori sot Gjykata Administrative për të pranuar padinë e shoqërisë ADFD për zonën e dyqaneve “Duty free” në Rinas. Me këtë vendim Gjykata rrëzoi urdhrin e Ministrisë së Financave që i anuloi lejen e shfrytëzimit për 5 vjet të tjera të Duty Free në Rinas nga ADFD.

Ambasada Amerikane ka përfituar nga ky vendim i gjykatës për të  tërhequr edhe një herë ‘vëmendjen’ në lidhje me klimën aktuale të biznesit në vend, e cila sipas tyre është zhgënjyese, pasi frenon ata që duan të investojnë.

“Në situatën ku ndodhemi sot, rrethanat në lidhje me hapësirën Pa Taksë (Duty Free) në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës tregojnë sfidat me të cilat përballen investuesit e huaj në Shqipëri. Është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të zbatojë rregulla të drejta dhe transparente në mënyrë të barabartë për të gjitha bizneset. Shpresojmë që qeveria e Shqipërisë të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme”, shkruan ambasada amerikane.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Qeverisë shqiptare, e cila nëpërmjet Ministrisë së Financave e ka konsideruar vendimmarrjen e gjykatës sot për t’ë shfuqizuar Ministrinë për licencën e Duty Free në aeroportin e Rinasit si një vendim për tu marrë me rezerva.

 

 

 

 

 

 

 

Kujtojmë se për interesat amerikane në vendin tonë kjo çështje ka qenë shumë e rëndësishmë. Ambasadorja e re e SHBA në një prononcim të posaçëm për Zërin e Amerikës para një jave tha se çështja gjyqësore lidhur me administrimin e zonës së dyqaneve “duty free” në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, e cila po mban pezull fillimin e aktivitetit të kompanisë amerikane International Cruise Duty Free, ICDF, e shpallur fituese e garës së hapur nga aeroporti “është një lakmus për mjedisin e biznesit dhe aftësinë e Shqipërisë për të tërhequr dhe mbrojtur investimet e huaja direkte”.

Ndërkohë që i ashpër ishte edhe dy ditë më parë kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, i cili ndodhej në Tiranë renditi një sërë arsyesh se pse investitorët e huaj, të mëdhenj apo ata të mesëm, hezitojnë të bëjnë biznes në Shqipëri. Sipas Jaços, shkak bëhen taksat, ndryshimi i shpeshtë i paketës fiskale, apo problemi i zbatimit të kontratave. Po ashtu, një tjetër problem madhor që ndeshin biznesmenët e huaj është edhe korrupsioni.

Por cila është kompania amerikane e cila ka vënë përballë për një vendim gjyqësor Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sistemin gjyqësor?

Aktiviteti tregtar AFDF ka krijuar shumë debate në vend edhe për shkak se ai i përket bashkëshortes së gjyqtarit shumë të famshëm në Shqipëri, Gjin Gjonit, Elona Çaushit.

Zhurma e madhe mediatike bëri edhe që më pas Ministria ta revokonte licencën, duke qenë se ndër të tjera, kompania ADFD nuk kishte më një kontratë qiraje me TIA-n. Por lëvizjet e ministrisë u bënë shkas që Albania Duty Free Distribution, të ngrinte një tjetër padi, për heqjen e licencës, duke arritur në vendimin e sotëm.

 

Të fundit