Flash News

KRYESORE

Biznesi i vogel ul nesër qepenat, Ahmetaj bën gjithçka për të larguar vëmendjen; Njofton mbledhje me gazetarët

Biznesi i vogel ul nesër qepenat, Ahmetaj bën gjithçka për

Opozita ka  njoftuar se nesër do të jetë në mbështetje të biznesit të vogël në aksionin e tyre kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së.

Për këtë arsye, Basha mblodhi mbrëmjen e sotme grupin parlamentar të PD-së, ku u diskutuan rreth pikave ku do të jenë deputetet dhe aksionet në ditët në vijim, ku kryedemokrati Basha mësohet të ketë deklaruar se ka presion nga qytetarer per zhvillimin e protestave.

Megjithatë, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj nuk po rri ‘duarkryq’ pasi ka njoftuar se nesër do të zhvillojë një takim me gazetarë në kuadër të informimit të bizneseve që preken nga ndryshimi i pragut të TVSH.

Takimi nis në orën 10, një orë para protestës së biznesit të vogël  që do të zhvillohet të martën nga ora 11-12.

Të fundit