Flash News

KRYESORE

Biznesi i vogël ul nesër qepenat, Basha mbledh grupin parlamentar; Pikat ku do protestohet në kryeqytet

Biznesi i vogël ul nesër qepenat, Basha mbledh grupin parlamentar;

Kreu demokrat Lulzim Basha është duke zhvilluar një takim me Grupin Parlamentar, takim që paraprin protestën që do të zhvillohet nesër në kryeqytet.

Sot në mesditë, Basha zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të vogël, të cilët nesër do të ulin qepenat nga ora 11:00 deri në 12:00 në formë proteste ndaj qeverisë për përfshirjen e tyre në skemën e TVSH dhe rritjen e taksave.

Politiko.al mëson se do të mbyllen dyqanet në rrugën e Kavajës dhe rugën e Durrës, tek Medreseja, Tregu Ektrik, Tregu Ushqimorë dhe në disa zona të tjera. Protesta do të mbështetet nga deputetët e Partisë Demokratike.

Po ashtu, nuk përjashtohet mundësi që në ditët në vijim të ketë sërish bllokime rrugës në kryeqytet dhe jo në qytete të tjera siç ndodhi gjatë tubimeve kundër taksës së Rrugës së Kombit.

Të fundit