Flash News

KRYESORE

Biznesi në Shqipëri, Basha: Potencialin për investime të huaja po e shkatërron korrupsioni qeveritar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas një raporti të Dhomës Amerikane të Tregtisë mbi investimet  e huaja në Shqipëri.

Sipas DHAT, këto investime po shkojnë në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që Shqipëria e ka potencialin për të thithur investime, por pengohet nga korrupsioni.

Në një postim në Twitter, Basha shprehet se fajtore për këtë situatë është qeveria.

“Dhoma Amerikane e Tregtisë ka konstatuar (pa asnjë surprizë) se korrupsioni është problemi kryesor që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja. Është korrupsioni në nivelet më të larta që në mënyrë të pafalshme po i vjedh të ardhmen vendit tonë.

I njëjti institucion i respektuar vlerësoi po sot potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për të thithur investime. Por ky potencial për zhvillim po shkatërrohet nga një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionin”, shkruan Basha.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço gjatë një deklarate për mediat në Tiranë, ka renditur sot një sërë arsyesh se pse investitorët e huaj, të mëdhenj apo ata të mesëm, hezitojnë të bëjnë biznes në Shqipëri.

Sipas Jaços, shkak bëhen taksat, ndryshimi i shpeshtë i paketës fiskale, apo problemi i zbatimit të kontratave. Po ashtu, një tjetër problem madhor që ndeshin biznesmenët e huaj është edhe korrupsioni.

Biznes në Shqipëri, kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë sqaron pse hezitojnë investitorët e huaj: Taksat, korrupsioni, kontratat

Të fundit