Flash News

KRYESORE

‘Biznesi po mbytet nga politikat e gabuara të qeverisë’/ Basha me prodhuesit në Durrës: Taksa më të ulëta në themel të vizionit tonë

‘Biznesi po mbytet nga politikat e gabuara të qeverisë’/

Kryedemokrati Lulzim Basha në viijm të turit ‘Rrugëtimi për Shqipërinë’ është ndalur sot në një takim me bizneset prodhuese në Durrës, ku ka diskutuar për problemet që shqetësojnë këto biznese.  Kryedemokrati tha se bizneset sot në Shqipëri janë duke luftuar për mbijetesë, duke fajësuar qeverinë se po ndjek politikat e gabuara.

Po ashtu Basha premtoi taksa më të ulëta nësë nëse PD vjen në pushtet.

“Sektori i biznesit në luftë për mbijetesë. Po mbytet nga politikat e gabuara të kësaj qeverie. Kemi klimën më të keqe të biznesit në Europë.

Për mua, një biznes i çliruar është vizioni për një biznes të suksesshëm. Ju duhet një qeveri që nuk ua bën jetën më të vështirë por më të lehtë. Ne jemi për taksa më të ulëta dhe ulje të korrupsionit. Ky është në themel të vizionit tone”, tha Basha.

Lideri demokrat akuzoi edhe njëherë qeverinë se e ka kthyer vendin në qendër të krimit dhe drogës, dhe premtoi se do të punojë për të shndërruar vendin në qendër të sukesit në biznes.

Të fundit