Flash News

KRYESORE

Biznesi i vogël akuza qeverisë: Na fut në TVSH për të mbrojtur 3-4 kompani, do rriten çmimet

Biznesi i vogël akuza qeverisë: Na fut në TVSH për të

Kryetar i Shoqatës të Biznesit të Vogël, Albert Naso tha se janë tre-katër kompani afër kryeministrit që po mundohen me mish e me shpirt të bëjnë biznesin e vogël pjesë të TVSH. I ftuar në "Ekopolitikë", Naso paralajmëroi se futja e TVSh-së në biznesin e vogël do të rrisë çmimet në treg.

"Biznesi i vogël ka lindur biznesin e madh. Ju doni ta zhdukni. Qëllimi i mëdhenjve është ta zhdukin biznesin e vogël. Ka segmente të caktuara që mbrapa TVSH-së, janë tre-katër kompani që janë afër kryeministrit që po mundohen me mish e me shpirt dhe kjo qeveri e pranoi këtë skemë jashtëzakonisht të gabuar. Super-marketet e mëdha që po na shkatërrojnë, kanë çmime shumë më të larta", tha ai.

Në fund, Nasto shtoi se ky nuk është një model europian dhe se Italia dhe disa vende këtu afër e kanë mbi 70 mijë euro fashën e biznesit të madh.

Të fundit