Flash News

KRYESORE

Biznesmenët zënë ngushtë Ramën, pranon rritjen e taksave, por ia faturon dikujt tjetër

Biznesmenët zënë ngushtë Ramën, pranon rritjen e

Kryeministri Edi Rama po zhvillon në këto momente një takim me përfaqësues të biznesit të vogël dhe atij të mesëm në një tryezë të përbashkët, lidhur me situatën ekonomike dhe barrën fiskale ndaj tyre.

Gjatë bashkëbisedimeve me kryeministrin, përfaqësuesit e biznesin e akuzuan qeverinë se janë rritur taksat dhe gjobat, duke u kthyer në motive për mbylljen e shumë prej aktiviteteve.

Në fillim të bisedës, Rama deklaroi i sigurt se nuk ka rritje të taksave. Pas fjalës së përfaqësuesit të shoqatës së biznesit të vogël dhe atij të mesëm dhe një numër i madh biznesesh kanë mbyllur qepenat, Rama e mbylli fjalën e tij duke “u dorëzuar” dhe uke theksuar se qeveria e tij ka rritur gjithsej dy taksa.

Janë rritur vetëm dy taksa, po më gjetët të tretën hajde ta diskutojmë, pra për biznesin e madh dhe të karburantit dhe këto janë të arsyetuara. Taksën e pronës nuk e kemi rritur, e kemi kthyer në bazë të vlerës”, u shpreh Rama.

Po ashtu, kryeministri pranoi se ka rritje taksash në kurriz të biznesit, por duke ia faturuar këtë fakt bashkive dhe pushtetit vendor.

“Ne i ulëm taksat, por janë bashkitë që i kanë ngritur, por edhe ata kanë arsyet e tyre. Kjo qeveri s’ka rritur asnjë taksë tjetër”, u shpreh kryeministri gjatë takimit.

Të fundit