Flash News

KRYESORE

Biznesmeni akuzon gjyqtarin Miri: Më morën pronën dhe restorantin

Biznesmeni akuzon gjyqtarin Miri: Më morën pronën dhe restorantin

Çështjes së gjyqtarit Shkëlqim Miri i cili akuzohet për korrupsion, i është shtuar dhe denoncimi i një biznesmeni. Ai akuzon Mirin se ka bashkëpunuar duke marrë rryshfet dhe më pas duke i grabitur pronën.

Kadri Voga, në një intervistë për “Panoramën” akuzon Mirin se ka shkelur ligjin në një proces gjyqësor ku ai ka qenë palë e interesuar. Shkelja e ligjit sipas tij vijon që me fshehjen e datës së gjyqit deri te rrëzimi i kërkesës së Gjykatës së Shkallës së Parë në Krujë.

Ai shprehet se prokurori dhe përmbaruesja kishin falsifikuar dokumentet për t’i marrë restroranitn bashkë me truallin. Gjykata e Krujës kishte vendosur në favor të tij duke i hequr të drejtën e profesionit përmbarues Joana Konomi, për shpërdorim detyre.

Mirëpo, kur çështja ka shkuar në Gjykatën e Apelit, Vogës i kanë fshehur datën e gjyqit duke u zhvilluar në mungesë të tij.

“Po përballem gjithë këto vite me drejtësinë dhe nuk po gjej drejtësi. Gjykata e Krujës dha vendimin për t’i hequr të drejtën e  profesionit përmbarueses Joana Konomi për shpërdorim detyre, pasi është në përndjekje penale. Pas këtij vendimi ajo bëri një ankimim në Gjykatën eApelit Tiranë, ku kryetar i trupit gjykues ishte Shkëlqim Miri. Doli në kalendarin e afishuar data 1 nëntor, dhe unë po prisja pasi isha palë në atë gjyq pasi kishte lidhje me pronën time, mirëpo gjyqi ishte zhvilluar që me 18 tetor”, shprehet Miri i cili prej 8 vitesh vërtitet në dyert e gjykatave por pa gjetur zgjidhje.  

Të fundit