Flash News

KRYESORE

Biznesmeni Aleksandër Gavoci hedh në gjyq qeverinë: Dosja është në Strasburg

Biznesmeni Aleksandër Gavoci hedh në gjyq qeverinë: Dosja

Biznesmeni Aleksandër Gavoci, në një lidhje direkte në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24, u siguroi banorëve të banesës në "Petro Nini Luarasi” se nuk do të lërë fëmijët në rrugë, por që do t’iu mundësojë hyrje në pallate, me kusht që të kërkojnë ndjesë publike për gjithë bujën që u bë dhe mediatikisht.

Ai siguroi që do t’i qëndronte marrëveshjes së 2015-s, ndërsa dhe dy avokatët konfirmuan se kjo është ajo çfarë duan banorët.

Gravoci u shpreh më tej se ka hedhur dhe qeverinë në gjyq për një pjesë tjetër prone, që sipas tij,  i përket ati dhe se dosja është në Strasburg. Por biznesmeni nuk dha detaje të tjera në lidhje me pronën.

“E kam  hedh në gjyq qeverinë, dosja është në Strasburg”, u shpreh ai në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Të fundit