Flash News

KRYESORE

Biznesmeni i drejtohet deputetit demokrat: Kush do më dëmshpërblejë mua? Askush s'përgjigjet

Qyteti i Vlorës ka mbetur pa energji elektrike për disa orë, duke ndikur negativisht dhe te bizneset. Ka qenë pikërisht një qytetar, pronar i një biznesi të vogël, i cili i është drejtuar deputetit demokrat Agron Shehaj, duke shprehur shqetësimin për dëmin që i është shkaktuar nga fikja e dritave për disa orë.  Ai shprehet se gjithë brumërat janë hedhur në plehra dhe se në numrat e shërbimit të klientit të vëna në dispozicion për qytetarët, nuk përgjigjet askush. 

“Ky është denoncimi i një qytetari të Vlorës dhe këto janë problemet e përditshme me të cilat ndeshen bizneset: energjia, inspektorë tatimesh, burokracira, konkurrenca e padrejtë etj.

Unë kam qenë vetë biznes i vogël dhe e di mirë se çfarë heqin sipërmarrësit. Prandaj nuk ecën as ekonomia! Me këtë gjë duhet të merret ministrja e Sipërmarrjes dhe ministri Ahmetaj.

Me kontaktoni per çështje të tilla problematike dhe unë do i ngre si shqetësim në Komisionin e Ekonomisë. Jam i bindur që mirëqenia vjen nga rritja e biznesit. Ky është dhe një nga objektivat e mi kryesorë.

Mirëpres çdo denoncim tuajin. Bashkë #flasimhapur#nenukjeminjesoj#ramaperoscar”, shprehet Agron Shehaj, teksa ka publikuar dhe denoncimin e qytetarit.

 

Të fundit