Flash News

KRYESORE

Biznesmeni flet në ‘Opinion’ për lidhjen e Gjergj Bojaxhi me Adrian Xhillarin: Krijoi piramidën më të madhe

Biznesmeni Besnik Sulaj ka akuzuar ish-zv/ministrin e Energjisë, Gjergj Bojaxhi, se së bashku me biznmesnin tjetër të naftës, Adrian Xhillari, kanë krijuar piramidën më të madhe në këtë sektor.

“Ju keni të ftuar aty Gjergj Bojaxhi dhe Besjan Peshën. Gjergj Bojaxhi dihet që krijoi piramidën më të madhe nëpërmjet Ardian Xhillarit, që sot është borxhliu më i madh në banka dhe te privatët. Bashkë me Xhillarin kanë bërë piramidën më të madhe në Shqipëri”, u shpreh Sulaj pa dhënë më shumë detaje.

Bojaxhi, i cili ka qenë në postin e zv/ministrit në vitet 2005-2007, ishte i pranishëm në studio dhe mohoi akuzat e biznesmenit.

Sa i përket Adrian Xhillarit, ai u ndalua në nëntor të 2017-ës në Zvicër pasi ndodhej në kërkim nga autoritetet shqiptare që prej vitit 2015, për shkak se akuzohet se ka shitur 4.4 milionë litra naftë të papërpunuar “virxhin” duke shmangur akcizën.

Rezart Taçi akuza publike Ridvan Bodes: Bëri ligje që rafineria e ARMO-s të dali me humbje

ARMO/Besnik Sulaj-Fevziut: Ke ftuar njerëz jo kompetentë. Shtetit i kemi 25 mln euro borxhe. Gruaja e Taçit-gazetares: Kërko falje ose të çoj në gjykatë 

Të fundit