Flash News

KRYESORE

Biznesmeni i fuqishëm shqiptar thërritet në Prokurori, dyshime për manipulime me shuma të mëdha parash

Biznesmeni i fuqishëm shqiptar thërritet në Prokurori, dyshime

Biznesmeni shqiptar Ardian Takaj, njëkohësisht president i klubit të Skënderbeut, është thërritur nga Prokuroria për të dëshmuar lidhur me një raport të UEFA-s, ku ky klub akuzohet për manipulim të ndeshjeve me shuma të mëdha parash.

Për këtë çështje kanë dëshmuar më parë në prokurori disa futbollistë të klubit korçar dhe ish-trajneri Mirel Josa.

Vitin e kaluar kompania e njohur ‘Federbet’ akuzoi klubin shqiptar për shit-blerje ndeshjesh, ndërsa pretendonte shuma të mëdha që hidheshin në ndeshjet zyrtare. Pas kësaj akuze dhe verifikimeve nga UEFA, Skënderbeu u pezullua për një vit nga kompeticionet europiane, ndërsa FSHF nuk mori asnjë masë ndaj klubit.

Drejtuesit e Skënderbeut kanë mohuar gjithnjë akuzat dhe janë shprehur të gatshëm të sqarojnë çdo pretendim.

Të fundit