Flash News

KRYESORE

Biznesmeni i njohur shqiptar rrëfen si ra në koka për dy vjet, pas aksidentit të rëndë

Ndonëse sot një zyrtar i lartë, ministër i Punëve të Jashtme, njëherësh edhe biznesmen i njohur, e shkuara e Behgjet Pacollit nuk është aq e lehtë sa duket.

Nisur nga aksidenti i rëndë i ditës së djeshme ne Suharekë, Pacolli rrëfen se si ka rënë në koma për dy vite, pasi u përfshi në një aksident të rëndë.

Postimi i plotë:

38 vite më parë, një mëngjes herët në gusht, unë dhe vëllezërit e mi ishim në rrugë nga Kosova për në Zvicër. Ishte një mëngjes me shi pa ndalur në Slloveni, papritmas përjetuam një aksident të tmerrshëm që pothuajse na kushtoi me jetë. Pas zgjimit tim nga koma, unë jam dukur kështu (si në foto) për pothuajse dy vjet. Unë e di se çfarë do të thotë shpejtësia, e di se çfarë do të thotë dhimbja. Zoti na shpëtoi kësaj radhe. Unë shpresoj se askush të mos përjeton këtë!

Të fundit