Flash News

KRYESORE

Biznesmeni nga Tirana bën denoncim të rremë në polici për t’u shpëtuar borxheve, por e vërteta e ‘fundos’ më keq

Biznesmeni nga Tirana bën denoncim të rremë në polici

Një biznesmen nga Tirana ka tentuar të manovrojë disi për t’u shpëtuar borxheve të shumta që kishte marrë, por ‘fundoset’ edhe më keq.

Alkedo K., 41, i njohur si biznesmen i pronar i disa subjekteve lojërash fati e bastesh sportive ka bërë denoncim të rremë në polici, duke pretenduar se persona të paidentifikuar e kishin marrë peng për disa orë.

Por, pas verifikimeve  nga policia ka rezultuar se 41-vjeçari e ka sajuar historinë për të shmangur edhe për pak kohë borxhet, ndaj në kushte të tilla policia ka nisur procedim penal ndaj tij.

“Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale ‘Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit’, më datë 13.05.2018, u gjet dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Tiranës për shtetasin Alkedo K., 41 vjeç, banues në rrugën ‘Mihal Grameno’, në Tiranë, i cili ka inskenuar gjithçka për t’iu shmangur shtetasve, të cilëve u kishte marrë borxhe në euro dhe lekë”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës”, sqaron policia.

Të fundit