Flash News

KRYESORE

Biznesmeni Nikolin Janina nis të shes pronat e tij, dyshohet se ishte në dijeni të hetimit

Biznesmeni Nikolin Janina nis të shes pronat e tij, dyshohet se ishte

Dyshohet se tregtari i hidrosanitareve, Nikolin Janina, ka pasur dijeni për mbërritjen e letërporosive nga autoritetet spanjolle në ngarkim të tij. Ndaj tij janë ngritur dyshime për përfshirje në trafikun e drogës në këtë vend.

Ky ishte dhe shkaku që Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi një hetim për pasurinë e tij. Një ditë më parë prokurori vendosi një sekuestro ndaj pronave të Janinës, vlera e të cilave shkon deri në 4 milionë euro.

Bëhet fjalëpër një sipërfaqe prej 31 mijë metra katrorë në plazhin e jugut si dhe disa apartamente në Tiranë dhe Vlorë, që sipas akuzës nuk justifikoheshin nga të ardhurat.

Nikolin Janina kishte nisur likuidimin e kompanisë së tij dhe shitjen e aseteve. Kjo konfirmohet edhe nga kërkesat depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Në 5 janar të këtij viti, asambleja e kompanisë nisi proceduarat e shitjes së aseteve dhe pronave të ALBA CERAMICA N sh.p.k.  Gjithashtu Janina  ka pezulluar edhe aktivitetin e një tjetër kompanie në pronësi të tij.

Të gjitha këto i bëjnë hetuesit të dyshojnë se biznesmeni ka rënë në dijeni të hetimeve ndaj tij.

Të gjitha pronat dhe pasuritë në emër të Nikolin Janina si dhe kompanitë tregtare në emër të tij u vendosën të sekuestrohen nga policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Hetimet pritet të hedhen më shumë dritë për të kaluarën e tij në Spanjë dhe mënyrën e vendosjes së pasurisë

 

Të fundit