Flash News

KRYESORE

Biznesmeni përbuz pagën e luftës: Nuk e duam lëmoshën e qeverisë

Biznesmeni përbuz pagën e luftës: Nuk e duam lëmoshën e

Përfaqësuesit e biznesit të vogël zhvilluan sot një takim me kryedemokratin Basha, me të cilin diskutuan vështirësitë e biznesit tw tyre në situatën e pandemisë.

Ata theksuan se nga paketa ekonomike e qeverisë kanë përfituar vetëm gjysmat e bizneseve dhe nënvizuan se qeveria po tallet me ndihmat ekonomike.

Kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Albert Naste u shpreh se pagat që Rama i quan paga lufte, janë paga sociale, jo paga që ndihmojnë biznesin, pasi biznesi nuk mund të mbijetojë me 260 apo 400 mijë lekë të vjetra.

Gjendja e biznesit të vogël dhe të mesëm që përbën 95 % të biznesit në Shqipëri nuk është aspak e mirë. Po kalon drejt një degradimi total. Qeveria ka miratuar vetëm 2 paketa, një me 260 mijë lekë, tjetra me 400 mijë lekë, por të dyja paketat nuk përfshijnë më shumë se gjysmën e atyre që duhet të kishin mbështetje.

Për ne si shoqatë, këto nuk janë paketa ndihme për biznesin, janë paketa ndihme sociale. Këto nuk janë as paketa lufte, sepse në luftë nuk paguan asnjë taksë, askush. Dhe konfirmojmë se vetëm 44 përqind biznesit i kanë marrë këto paketa. Qeveria nuk ka asnjë plan konkret, asnjë plan ekonomik afatshkurtër, afatmesëm, afatgjatë, të jemi realistë, këto paketa nuk po e ndihmojnë biznesin.

Ne nuk duam lëmoshë, ne duam atë që na takon. Ne duan të zbatohet kushtetuta, ku neni 167 thotë se “në rast fatkeqësie natyrore, shteti duhet të dëmshpërblejë qytetarin”. Bashkitë nuk kanë hequr asnjë taksë apo tarifë lokale. Ne po na faturohet energjia elektrike e 2019-ës, sikur të ishim në punë të plotë. Kjo është e jashtëligjshme. Po shprehim pakënaqësinë tonë, sepse nuk mund të kalohet kriza me 260 mijë lekë të vjetra apo 400 mijë lekë.

Këtu duhen hedhur lekë, duhen krijuar modele europiane apo të vendeve fqinje. Kryeministri duhet të marrë detyrimet mbi supet e veta, të nxjerrë ekonominë dhe biznesin nga kjo krizë. Janë 250-300 mijë të punësuar në biznesin e vogël. Çfarë do të bëjmë ne? Ne sot jemi këtu për t’i paraqitur gjendjen e rënduar kreut të opozitës, kur vetëm 45 përqind e biznesit e ka marrë ndihmën”, tha biznesmeni Nasto.

Të fundit