Flash News

KRYESORE

Biznesmeni Pllanaj në pranga, policia tre vite më parë: Trafikanti i drogës u fsheh në makinën e deputetit Frroku

Biznesmeni Pllanaj në pranga, policia tre vite më parë:

Policia e Shkodrës arrestoi sot Bardhok Pllanajn, i dyshuar për kryerjen e një sërë veprash penale si “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formulareve” dhe “Ndërtim pa leje”.

Megjithatë, emri i Pllanajt nuk është i panjohur për ‘uniformat blu’, pasi në vitin 2014, ai arriti te arratisej ‘nën mbrojtjen’ e deputetit Mark Frroku.

Një dokument sekret i Policisë së Shtetit i publikuar ne Mars te 2015 tregon se Pllanaj, i shpallur në kërkim dhe i dyshuar si koka e trafikut të drogës gjatë operacionit “Viluni”, i ka shpëtuar arrestimit mesnatën e datës 1 dhe 2 tetor 2014 duke u fshehur në makinën e deputetit Mark Frroku.

Referuar procesverbalit, i dyshuari është afruar në lokalin Antika tek Shallvaret me makinën e deputetit Mark Frroku. Rreth orës 1 pas mesnate të datës 2 tetor, makina e deputeti Frroku është nisur në drejtim të Laprakës, ku policia, nga frika e largimit të personit të shpallur në kërkim, organizoi një postbllok në Kamzë, pranë Bulavardit Blu. Në momentin që makina afrohet, policia e ndalon atë, por nuk mundet të hapë dyert që ishin të bllokuara nga brenda.

” …Rreth dy minuta automjeti ka qëndruar pa lëvizur dhe dyert janë konstatuar nga ana jonë të mbyllura, më pas nga pjesa e pasme e automjetit është ulur xhami i krahut të pasagjerit dhe një person rreth moshës 40- 45 vjeç i veshur me kostum ngjyrë blu e errët është prezantuar si deputet i parlamentit të Shqipërisë me emrin Mark Frroku, pas kontaktit vizual i njohur nga ana jonë, ai gjithashtu ka sqaruar shprehimisht ndër te tjera se: Automjeti mund të kontrollohet vetëm me vendim të parlamentit pasi unë jam deputet, automjeti është në pronësinë time”, shkruhet në procesverbalin e policisë, të nënshkruar nga nëntë persona, të cilët më pas e kanë lënë të lirë makinën bashkë me pasagjerët e saj.

Të fundit