Flash News

KRYESORE

Biznesmeni i shpëtoi mrekullisht atentatit, i nënshtrohet operacionit të dytë

Biznesmeni i shpëtoi mrekullisht atentatit, i nënshtrohet operacionit

Ish-pronari i fabrikës së tullave në Vorë i shpëtoi mrekullisht një atentati me armë ndaj tij dje në Tiranë teksa pinte kafe në verandën e një lokali. Hyka do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni, pasi ende nuk i është hequr plumbi që ka marrë në kokë. Ndërkohë, lidhur me ngjarjen, “Panorama” mëson se Policia po heton në dy pista kryesore.

Pista e parë është ajo e borxheve që ka pasur biznesmeni. Gjithashtu, ka fakte dhe prova të arsyeshme se biznesmeni jepte edhe fajde. Ndaj edhe kjo pistë është përfshirë në hetime.

Ndërkohë ka edhe një pistë tjetër, që është më e zbehtë, ajo e një konflikti prone me të vëllanë. Autorët e atentatit ende nuk janë gjetur.

Ndërkohë, të shoqëruarit për atentatin janë liruar.

Të fundit